Panorama Sport (Albania)

Marshon Skënderbeu, Shehi hero kundër Laçit

Portieri pret një 11-metërsh 7 minuta nga fundi

- LLAZI SARO

Skënderbeu nis arratinë në krye të tabelës së klasifikim­it, pas një fitoreje jo shumë të lehtë ndaj Laçit në shtëpi. Të besuarit e trajnerit Daja dukshëm nuk kanë qenë në 100 përqindësh­in e tyre në takimin e djeshëm, ndoshta edhe për shkak të ndonjë nënvlerësi­mi kundrejt kurbinasve, të cilët i vunë jo pak në vështirësi. Megjithatë, në fund të 90 minutave, korçarët siguruan tri pikë me një Shehi në superformë që priti 11metërsh dhe, pas pesë javëve të para në kampionat, kryesojnë të vetëm tabelën e klasifikim­it.

PJESA E PARË - Skënderbeu e nis në sulm takimin dhe kërcënon që në minutat e para, ku Soue ka një rast të pastër shënimi, pasi del i vetëm përballë portierit mik. Por, gjuajtja e tij përfundon jashtë, ashtu siç do të përfundojë edhe ajo e minutës së 10- të. Korçarët shpërdoroj­në shumë, ndërsa kurbinasit mbrohen me të gjitha forcat, në mënyrë që të mos pësojnë dhe ia dalin mjaft mirë deri në minutën e 27-të. Pas një krosimi në zonën e Laçit, Ademir në tentativë për të larguar topin e çon atë në portën e tij. Avantazhi të jep përshtypje­n se korçarët do ta fitojnë lehtë këtë sfidë, por Laçi nis të reagojë në mënyrën e tij dhe Nika në minutën e 34-t provon të befasojë Shehin me një gjuajtje të fortë nga distanca, por ky i fundit pozicional arrin të presë. Rexhinaldo do të bëjë tentativën e radhës, por topi i goditur nga ai shkon ngjitur me shtyllën pingule.

PJESA E DYTË - Me fillimin e fraksionit të dytë të takimit, trajneri Daja hedh në fushë Jashanicën në vend të Osmanit, që duket se e ka të pamundur të vazhdojë më. Kundërpërg­jigjet Mezani, me Lushkjen në vend të Bardhit, që do të rezultonte edhe një zëvendësim i goditur për bardhezinj­të. Korçarët janë disi të përgjumur në këtë start të fraksionit të dytë dhe këtë herë kurbinasit nuk falin. Minuta e 58-të dhe, në një kundërsulm të shpejtë, Laçi gjen golin e barazimit. Uzuni në hyrje të zonës, jep një asist për Lushkjen që përballë portierit Shehi nuk gabon dhe vendos baraspeshë­n. Korçarët reagojnë dhe Soue në minutën e 69-të, futet bukur në krah dhe pason për Muzakën. Mesfushori kontrollon topin, godet, por sfera përplaset në traversë dhe kthehet në zonë, ku largohet nga Qaqi dhe shkon në këmbët e Xhejmsit. Sulmuesi godet fort, por Selmani është pozicional dhe

grushton. Minuta e 74-t dhe Jashanica kërcen me kokë pas një krosimi në zonë, gjuan saktë dhe shënon. Goli sjell qetësinë, por vuajtjet e korçarëve nuk mbarojnë këtu. Lushkja kthehet edhe njëherë tjetër në problem për mbrojtjen e Skënderbeu­t. Në minutën e 83, në një duel me

Jashanicën, sulmuesi kurbinas rrëzohet dhe për kryesorin ka 11-metërsh. Nika gjuan nga pika e bardhë dhe Shehi grushton momentin e parë dhe bën të njëjtën gjë pas goditjes me kokë të sulmuesit. Pas këtij momenti, shpresat e Laçit për të marrë një pikë marrin fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania