Panorama Sport (Albania)

Daja, tifozëve: S'e zëvendësoj Xhejmsin

-

-Diçka më shumë se 2 mijë tifozë e kanë ndjekur takimin e djeshëm mes Skënderbeu­t, ndërkohë që ata pak tifozë që kishin ardhur nga Laçi ishin vendosur në tribunën qendrore.

- Tribuna e stadiumit "Skënderbeu" dje ka qenë e mbushur me VIP- a, teksa këtë herë, në krah të presidenti­t të Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, ka qëndruar presidenti i skuadrës kosovare të Trepça ' 89, që kishte ardhur për të ndjekur këtë takim. Nuk ka munguar edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska, si dhe figurat më të larta të skuadrës korçare. -Futbollist­i nga Gambia, Ali Soue, ka dalë me vonesë në fushën e lojës përpara startit, madje kur të gjithë lojtarët ishin rreshtuar, ai ka vrapuar për t'u futur në radhë, çka ka rënë në sytë e të gjithëve. Ajo që solli çudi ishte reagimi i Lilajt, kur Soue po nxitonte me vrap për t'u vënë në resht, si lojtari i fundit, Lilaj ka bërë një veprim të lezetshëm, duke i hapur rrugën Souesë që të vendosej i parafundit dhe korçari të ishte lojtari i fundit. Kjo, një çështje shansi për lojtarin e mesfushës së Skënderbeu­t. -Përpara se të fillonte pjesa e dytë janë dashur dy minuta deri sa gjyqtari të vërshëllen­te për startin. Osmani u ndërrua me Jashanicën, ndërkohë që në fushë akoma nuk kishte dalë kosovari. Gjyqtari Shahini vendosi ta fillonte, por nuk u lejua nga korçarët, të cilët i kanë bërë me shenjë që pa u hedhur në fushë Jashanica takimi nuk duhet të startonte.

-Dy lojtarë, të cilët shënuan dje nga një gol, kanë ardhur nga stoli. Lushkja e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushë në pjesën e dytë dhe, po në të njëjtin moment, edhe Jashanica si për koecidencë të dy arritën të shënonin.

- Në minutën e 81- të pati protesta të mëdha nga tifozët për vendimet e gjyqtarit kryesor, por edhe ofendime në kor drejtuar Sefgjinit, i cili nuk reshte së provokuari tifozët me gjeste, ndërkohë që Shahini ka ndaluar lojën dhe ka drejtuar Shehin për të qetësuar tifozët që kërkonin matanë kangjellav­e drejtësi. -Trajneri Ilir Daja, jo pak herë gjatë pjesës së dytë, është thërritur nga tribuna për të ndërruar Xhejmsin, ndërkohë që në nerva e sipër kryepankin­a e Skënderbeu­t u është drejtuar tifozëve që vetëm Xhejmsin nuk e ndërronte dhe kjo gjë u bë realitet deri në vërshëllim­ën e fundit. Ndërkohë që edhe trajneri i Laçit, Mezani, e ka humbur toruan në momentin e humbjes së 11- metërshit nga skuadra e tij, duke u kthyer dhe replikuar me tifozët korçarë. Por, gjithçka u zgjidh shpejt.

-Në momentin kur u akordua penalltia për Laçin, i gjithë stoli bardhekuq ka shkuar te kamera që ndodhet në pistë dhe pasi e ka parë dhe riparë rastin është bindur akoma më shumë se vendimi ka qenë i gabuar. Një gjë të tillë ia kanë bërë me dije edhe delegatit dhe vëzhguesit që vendimi ka qenë jo korrekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania