Panorama Sport (Albania)

Daja: S'dua ta mendoj që nënvlerësu­am

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka pranuar faktin se sulmi ende nuk po gjen formën e tij më të mirë. "Duhet të jemi më efikasë para portës, sidomos me ekipe që vijnë në Korçë të mbrohen. Por sot ( dje) më shumë më shqetësoi fakti se me këtë lloj kontingjen­ti lojtarësh nuk duhet të humbim logjikën e lojës, edhe kur pësojmë ndonjëherë gol, sepse i bëjmë dëm vetes. Natyrisht që sulmuesit maten me gola apo asiste, por rëndësi ka që sulmuesit tanë janë aty para portës. Gjithsesi duhet të punojmë më shumë për pjesën e finalizimi­t. Pjesa e ndërprerje­s së kampionati­t na shërbeu të rikthehemi me më shumë energji, por sot pamë që nuk kemi ende ritmin e duhur, të cilin do ta kërkojmë që ndeshjen tjetër me Lushnjën", tha Daja për "SuperSport". Ai ka folur edhe për një nënvlerësi­m të ekipeve që konsideroh­en të vogla. "Mund të jetë edhe kjo, edhe pse nuk dëshiroj ta pranoj se lojtarët e mi nuk i vlerësojnë kundërshta­rët njësoj", ka mbyllur Daja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania