Panorama Sport (Albania)

Mezani, peng penalltinë e humbur

-

Numri një i stolit të Laçit, Gentian Mezani, vazhdon të qajë atë 11-metërsh të humbur nga ana e Nikës, që mund t'i kishte dhënë një tjetër drejtim lojës. "Ndiej keqardhje për penalltinë, e cila do të na jepte mundësinë të merrnim një pikë. Skënderbeu ka pasur raste, por ne kemi bërë lojën tonë. Skuadra u soll mirë në të dyja fazat. Normalisht kemi lënë hapësira, sepse Skënderbeu ka lojtarë cilësorë. Patëm fat se nuk pësuam shumë gola. Duhet ta pranojmë këtë rezultat", tha Mezani për "SuperSport", duke komentuar edhe gabimet në mbrojtje. "Nuk është se jemi aq keq në mbrojtje. Qaqi vjen nga dëmtimi. Mendoj se me kalimin e ndeshjes do jemi më mirë. Fangaj është lojtar i ri që ka bërë një ndeshje të mirë. I ka zbatuar me përpikëri detyrat. Kemi punë dhe do mundohemi të bëjmë më të mirën", sqaroi trajneri që javën e ardhshme do të ketë një sfidë ndaj ekipit të qytetit të tij, Flamurtari. "Për mua do të jetë thjesht ndeshja e radhës dhe nuk duhet të lëmë pikë", mbylli tekniku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania