Panorama Sport (Albania)

Maveje peng i vizës, Qilimi titullar

-

Toni Maveje është në pritje të vizës. Edhe pse ndeshja mes Ugandës dhe Ganës u zhvillua që më 7 tetor, lojtari ka ngelur në vendlindje. Ai ka aplikuar për të kompletuar dokumentac­ionin dhe me të marrë "viston", të presë biletën për t'u kthyer në Shqipëri. Është ky motivi, që mesfushori nuk është vënë ende nën urdhrat e stafit teknik. Mësohet se kjo çështje do të marrë zgjidhje gjatë fundjavës ose maksimumi në fillimjavë, megjithatë e sigurt është që ai e humb Shkumbinin. Në kësi kushtesh, edhe Ze Maria i ka bërë llogaritë pa të për këtë transfertë. Skuadra dje vazhdoi përgatitje­t, ndërsa pas ushtrimeve të shumta, në fund u zhvilluan edhe 10 minuta lojë. Kaq mjaftoi për të "vulosur" titullarët, të cilët nuk pësojnë shumë ndryshime nga java e kaluar, përveç qendrës së mesfushës, ndërsa vendin e Mavejes do ta zërë i riu Qilimi. Ky i fundit ka bindur braziliani­n me atë çka ka dhënë në stërvitje, ndaj pritet që ta nisë nga minuta e parë. Porta i mbetet Likës, në mbrojtje rreshtohen: Kërçiku, Turtulli, Uellison e Hoxhallari. Në mesfushë janë edhe Karabeci me Dajën, në sulm do të jetë Ngoo, i mbështetur prej Dokës që do të luajë djathtas dhe Sentamusë në të majtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania