Panorama Sport (Albania)

Pepa: Kastrioti s'na tremb, fitojmë ne!

-

Tërbuni do fitore ndaj Kastriotit. Edhe pse kundërshta­ri nuk njeh humbje, mesfushori Vahedin Pepa paralajmër­on "thyerjen" e kryesuesve. "Kam shumë besim se do t'ia dalim përballë krutanëve. Nuk kemi asnjë fitore në këtë kampionat, ndaj do të hyjmë në fushë për fitore. Krutanët nuk kanë pësuar asnjë humbje deri tani, por ne do të hyjmë në fushë për të marrë trepikëshi­n. E vlerësojmë Kastriotin, pasi është një ekip me lojtarë cilësorë dhe synojnë Superioren, por kjo gjë nuk na tremb. Do të bëjmë çdo gjë për të realizuar objektivin tonë. Trajneri Krepi ka bërë një punë mjaft të mirë me të gjithë ne. Luajmë në shtëpi, ndaj duhet që të triumfojmë për tifozët", tha mesfushori. Ditmir Pema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania