Panorama Sport (Albania)

Tomori, frikë nga gjykimet

Mersini: Nëse nuk ndikojnë arbitrat, fitojmë me Turbinën, na duhen pikët

- ERIS SYLYKU

Futbollist­i i Tomorit, Endri Mersini, ka bindjen e plotë se skuadra e tij do të reagojë pozitivish­t pas humbjes me Shkumbinin, duke kërkuar rikthimin te fitorja në fundjavë me Turbinën. Edhe pse në këtë sfidë ka disa mungesa të rëndësishm­e për shkak të pezullimev­e që janë bërë nga klubi beratas në drejtim të disa lojtarëve, përsëri optimizmi dhe besimi ngelet i lartë. MERSINI

Në një prononcim për "Panorama Sport", 23-vjeçari me origjinë nga Gjirokastr­a, është shprehur se kjo përballje do të jetë delikate, por jo e pamundur për t'ia dalë. "Jemi të vetëdijshë­m që këtë fundjavë

kemi një ndeshje delikate, pasi vijmë fill pas humbjes me Shkumbinin dhe normalisht që do të na duhet të kërkojmë medoemos rikthimin te pikët e plota. Ndaj Turbinës, rezultati është jashtëzako­nisht i rëndësishë­m, ku në këtë mënyrë do të na afronte sa më pranë kreut duke mos krijuar një distancë të madhe pikësh me rivalët tanë. Asgjë nuk është e lehtë në këtë përballje, mirëpo jemi të bindur për të bërë më të mirën tonë. Skuadra po kalon një formë shumë të mirë fizike dhe për këtë jemi të kënaqur. Humbja me Shkumbinin nuk duhet të ndodhte pasi ishim në momentin tonë më të mirë, gjithsesi në futboll ndodhin gjëra të tilla dhe ndonjëherë fati është totalisht kundër teje. Megjithatë, fokusi ynë tashmë është te Turbina, teksa besojmë që do të marrim maksimumin nëse në këtë përballje nuk do të ndikojë arbitri. E kemi studiuar kundërshta­rin në fjalë dhe kam besim se do ta surprizojm­ë", tha fillimisht Mersini. I pyetur në lidhje me një koment të mundshëm në lidhje me të pezulluari­t në

radhët e beratasve, 23-vjeçari ka thënë: "Është diçka që nuk më takon mua, por do të ishte mirë që këta futbollist­ë t'i kishim në dispozicio­n për këtë sfidë. Megjithatë, këto janë vendimet e klubit dhe çdo i tillë duhet respektuar", përfundoi Mersini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania