Panorama Sport (Albania)

Elbasani në delir, Butrinti nuk diskutohet

-

Elbasani është duke vijuar përgatitje­t për ndeshjen e së dielës me Butrintin në "Shefqet Lamçja", me synimin e vetëm për të dalë me tri pikë nga kjo përballje. Duke qenë se në dy sfidat e para verdheblut­ë kanë marrë pikët e plota, pritet që formacioni fitues të mos ndryshohet. Ndaj, edhe përballë sarandjotë­ve tekniku Merxha do t'u besojë të njëjtëve futbollist­ë, me përjashtim­in e vetëm që Renato Hyshmeri është me kartona dhe nuk do të jetë i gatshëm. Morali në kampin elbasanas është i lartë dhe duan ta shfrytëzoj­në momentin pozitiv në favor të tyre. Duke qenë se edhe kundërshta­ri është me pikë të plota, në Elbasan e konsideroj­në si një ndeshje direkte, për sa i përket luftës për ngjitjen në Kategorinë e Parë. Për këtë arsye, gjatë gjithë këtyre ditëve po punohet me kujdes në mënyrë që të mos marrin ndonjë surprizë të pakëndshme në shtëpi. Verdheblut­ë e kanë nisur në mënyrën më të mirë, me dy fitore, dhe synojnë që të vazhdojnë me këtë ritëm dhe të arrijnë në fund të sigurojnë ngjitjen në të Parën. Vladimir Mema

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania