Panorama Sport (Albania)

Apolonia nuk ka alibi, një sulmues "kërcënon" Naftëtarin

-

Skuadra fierake, nën drejtimin e trajnerit Ndriçim Kashami, po vijon normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës. Periudhën e shtyrjes së kampionati­t, për shkak të impenjimit të ekipit kombëtar, fierakët e kanë shfrytëzua­r me efikasitet të plotë për rikuperimi­n e mangësive të vërejtura. Tekniku Kashami ka kërkuar nga lojtarët e tij që të harrojnë dy ndeshjet e fundit ku kanë marrë vetëm 1 pikë duke humbur me Ilirinë në transfertë­n e barazuar në shtëpi me Pogradecin dhe të jenë të përqendrua­r te sfida me Naftëtarin. Në një prononcim për gazetën, sulmuesi Krisel Prifti shprehet: "Është një ndeshje ndryshe nga çfarë duket nga jashtë. E vështirë ndaj një kundërshta­ri debutues në Kategorinë e Parë, që ende nuk ka bërë sefte me pikë, ndaj dhe do të kërkoj me të gjitha mundësitë që ta arrijë këtë ndaj nesh. Kështu që, kundërshta­rin po e vlerësojmë maksimalis­ht në të gjitha aspektet dhe e respektojm­ë, megjithëse nuk i druhemi, edhe pse do të luajmë në transfertë", deklaroi Prifti. Mikel Mbriçaj

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania