Panorama Sport (Albania)

Transfertë "ferri" për Kastriotin, Karakaçi: E di unë si fitojmë

-

Kastrioti po vijon përgatitje­t për ndeshjen e radhës atë ndaj Tërbunit, e cila është një sfidë mjaft e rëndësishm­e për krutanët, të cilët do të kërkojnë tri pikët edhe në këtë ndeshje për të vijuar të jenë ata "mbretërit" e Grupit A, të cilin e kryesojnë me meritë në tri takimet e para, pasi kanë marrë pikë të plota. Ky takim është specifik edhe për trajnerin Samuel Nikaj, i cili ka drejtuar në të shkuarën skuadrën pukjane për 8 ndeshje. Por jo vetëm trajneri, pasi edhe disa futbollist­ë të Kastriotit të këtij sezoni kanë luajtur më përpara për Tërbunin, ata janë Klajdi Kuka, Vilson Lila, Sokol Mziu, Xhynejt Çutra, Taulant Marku, Enco Malindi, si edhe Abaz Karakaçi. Ky i fundit, në një prononcim për gazetën, flet për ecurinë e deritanish­me, por edhe për sfidën me pukjanët, të cilën ai e cilëson si mjaft specifike. "Jemi të kënaqur me ecurinë e deritanish­me, por kemi shumë për të bërë. Sa i takon ndeshjes së radhës, ajo është me një specifikë të veçantë, pasi te Kastrioti ka shumë ish-ë, duke filluar nga trajneri e deri tek unë, prandaj do jetë një ndeshje e bukur për t'u parë e shijuar. Shpresoj të jetë ndeshje "Fair-Play" dhe të fitojë më i miri", tha Karakaçi. Liridon Pasha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania