Panorama Sport (Albania)

Allmuça, fjalim para skuadrës

-

Trajneri i Dinamos, Igli Allmuça, vijon përgatitje­t me intensitet të lartë, pasi ndeshja me Egnatian po afrohet. Tekniku së bashku me ndihmësin e tij, Julian Brahja, para se të niste stërvitja në orën 10:00 të mëngjesit, për rreth 10 minuta, të dy pjesëtarët e stafit kanë mbajtur një fjalim para futbollist­ëve, të cilëve u kanë theksuar se kjo është një ndeshje ku Dinamo fitoren e ka detyrim, ndaj secili të marrë masa për të dhënë maksimumin, pasi edhe formacioni për në vazhdim do merret në bazë të performanc­ës në çdo ndeshje. "Çuna, ndeshja e radhës po afron. Ne presim Egnatian në shtëpi, kështu që fitorja për ne është detyrim. Unë pres shumë nga ju, kam besim te ju. Por, po ju them edhe diçka, secili prej jush duhet ta justifikoj­ë besimin tonë, të stafit. Nga performanc­a e gjithsecil­it, do varet dhe qenia apo jo titullarë në ndeshjen pasardhëse. Kështu që dua maksimumin nga të gjithë. Kemi zhvilluar stërvitje çdo ditë, jemi të gatshëm për të marrë atë që na takon. Na duhen tri pikët përpara publikut tonë", ka përfunduar prononcimi­n e tij trajneri i Dinamos, Igli Allmuça. Në këtë përballje, blutë do të kërkojnë fitoren e radhës. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania