Panorama Sport (Albania)

Europiani i të rinjve, Durrësi “mban frymën”

-

Vijojnë me intensitet të lartë përgatitje­t në kuadër të Kampionati­t Europian për të rinj&U23 që do të mbahet në Durrës nga data 15 deri më 22 tetor. Pallati i sportit "Ramazan Njala" është kthyer në një kantier, ku po punohet në të gjitha drejtimet. Palestra e peshëngrit­jes thuajse është rinovuar tërësisht me parket dhe mjetet ndihmëse. Tualetet, sauna, pedanat, tavolinat dhe gjithçka tjetër e nevojshme po montohen me shpejtësi për të qenë gati deri të shtunën, kur edhe do të bëhet ceremonia hapëse. Zyrtarët më të lartë të FSHP-së, madje deri te presidenti Elez Gjoza kanë përveshur mëngët dhe po punojnë edhe vetë për të pasur çdo gjë gati. Teknikët provojnë vazhdimish­t pedanat, shtangat, sinjalisti­kën, në mënyrë që të përmbushin standardet e duhura. Ekipet e para, bashkë me sportistët respektivë, kanë filluar të vijnë disa ditë më herët. Është një numër mjaft i madh i tyre dhe të gjithë bashkë do të akomodohen në dy hotele në periferi të Durrësit. Atje u janë krijuar të gjitha kushtet, duke filluar nga dhomat, ushqimi e gjithçka tjetër, përfshirë këtu edhe palestrat me një numër shumë të madh pedanash. Pallati i sportit ka marrë pamje tjetër dhe duket se shumë shpejt do të jetë gati për ceremoninë hapëse të orës 17:00 të ditës së shtunë dhe, më pas, për fillimin e aktiviteti­t të dielën në mesditë. Roland Gjini

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania