Panorama Sport (Albania)

Lamtumira, Fetel: Nuk do të veproja si Rosberg

-

Sebastian Fetel nuk ka asnjë plan për momentin për t'u tërhequr nga Formula 1. Gjermani i Ferrarit deklaroi se nuk do të ndiqte shembullin e bashkëkomb­ësit të tij në fundin e sezonit të kaluar, Niko Rosberg menjëherë pasi u shpall kampion bote. Kur u pyet nëse ai mund të bënte të njëjtën gjë nëse fiton titullin e pestë botëror në karrierë dhe të parin si ferrarist, Fetel u shpreh: "Nuk e kam menduar këtë. E shoh atë si një vendim jashtëzako­nisht të madh, jo diçka spontane". Shanset e Fetelit për të fituar Botërorin e 2017-ës morën një goditje të rëndë pasi u tërhoq pak nga starti në Çmimin e Madh të Japonisë dhe e zbriti në -59 pikë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm ndaj Luis Hamilton të vendit të parë. "Po e shoh atë (Rosberg) të angazhuar sa nga një takim te një tjetër", shoti Fetel, duke iu referuar sipërmarrj­eve të reja të Rosberg si menaxher i Robert Kubica dhe ekspert televiziv me kohë të pjesshme. Ndërkohë, 30vjeçari nga Hepenhaimi zbuloi se kur ka të dielën pushim nuk bën gjë tjetër përveç se shtrihet në krevat. "Mendoj se të gjithë ata që janë ulur në një Ferrari mendojnë se është diçka shumë e veçantë". I pyetur gjithashtu nëse do ta imagjinont­e kalimin te një skuadër tjetër pasi të kishte fituar një titull me "kokëkuqen", Fetel u përgjigj: "Nuk e di, akoma nuk jam shpallur kampion me Ferrarin".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania