Panorama Sport (Albania)

Tirana, tjetër goditje para Goga Basket

-

Basketboll­i ngre sot siparin për sezonin 2017-2018 me një ndeshje të Superligës dhe një të Kategorisë së Parë për femra (Grupi A). Me interes pritet kjo e fundit që do të luhet në sallën sportive "Farie Hoti", Tirana-Goga Basket. Në kampin nënkampion bardheblu, që edhe për këtë edicion do të drejtohet nga dyshja Roland Avrami e Mirza Alibegaj, kanë arritur akordin edhe dy basketboll­iste me përvojë në kampionati­n shqiptar si Igena Qypi e Dajana Baraj, ndërkohë që përforcimi i tretë është basketboll­istja serbe Natasa Pavlov. Të tria këto lojtare kanë kohë që kanë mbërritur në kryeqytet dhe i janë bashkuar ekipit. Në një deklaratë për shtyp në faqen e saj në "Facebook", ndërsa bën publike edhe tre përforcime­t, klubi shpreh sigurinë në arritjen e rezultatev­e pozitive në këtë kampionat dhe me objektivin për të rikthyer titullin kampion që mbahet prej sezonesh radhazi nga ekipi i Flamurtari­t, që të shtunën pret në shtëpi Elbasanin në ndeshjen hapëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania