Panorama Sport (Albania)

"Nëse Yamaha ma kërkon, do garoj për Vinjalesin"

-

Valentino Rosi është gati për Çmimin e Madh të Motexhit në fundjavë, por se çfarë strategjie do të zgjedhin në garë ende nuk është bërë publike. Me Maverik Vinjales në garë për titullin kampion botëror Rosi duhet të marrë sinjalin nga Yahama se çfarë vendimi do të marrin. "Është një situatë interesant­e, por edhe e çuditshme. Por Yamaha zakonisht lë gjëra mjaft të hapura, sidomos në kësi rastesh. Përpara garës së Japonisë përgjithës­isht për mua ka qenë e dobishme për shkak se kam pasur më shumë kohë për t'u rikuperuar. Jam mirë, këmba është përmirësua­r ndjeshëm. Përgjatë kësaj kohe kam bërë edhe xhiro, ndonëse kam pak dhimbje në këmbë". Ky është një fundsezoni shumë i vështirë. Ka një titull që ende nuk është vendosur dhe një podium final për Rosin për t'u ngjitur: "Në letër, Motexhi është një nga ato tri pista që hasim vështirësi me gomën e pasme. Megjithatë, të shohim se çfarë do të ndodhë kësaj here në pistë. Do të më vinte keq nëse do të ishte e lagur pista, por që do të kemi mundësinë për të punuar deri në fund për të pasur motorin sa më kompetitiv". Markez, Doviciozo, Vinjales, por Rosi pret nëse Yamaha do t'i kërkojë atij që të jetë në shërbim të shokut të skuadrës. "Të shohim se çfarë do të vendosin Yamaha, Honda dhe Dukati nëse do ma kërkojnë mua, Danit (Pedroza) dhe Horge (Lorenco) për të ndihmuar shokët e skuadrës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania