Panorama Sport (Albania)

"Derbi do luhet hapur, prisni spektakël"

-

Nga derbet e kohëve të tij, deri tek ai i ditës së diel. Xhiuzepe Bergomi, flamur i Interit dhe tashmë i opinionit të "Sky Sport" ka përjetuar shumë, si protagonis­t e si spektator.

Publiku ju njeh si një flamur i Interit dhe opinionist të "Sky". Por, veç këtyre, çfarë bën Bepe Bergomi në jetën e tij?

Kam një pasion të madh për basketboll­in, është një hobi që e kultivoj me dëshirë. Shpeshherë shkoj në pallatin e sportit për të parë Olimpia Milanon, kur koha ma lejon. Gjithashtu, stërvit moshat 2001 të Akademisë së Interit, përveçse shoqëroj Fabio Karesën në kronikë.

Cili ka qenë derbi që ju ka dhuruar më shumë kënaqësi?

Duke qenë i lindur dhe i rritur në sektorin e të rinjve të Interit, për mua, derbi ishte një ndeshje e rëndësishm­e, të cilën e ndieja më shumë nga të gjitha. Kujtoj me kënaqësi të parin, më 6 shtator '81. Ishte një ndeshje e Kupës së Italisë, ku shënova golin e barazimit 2-2, që na lejoi të kalonim në fazën tjetër. Në fund fituam kompeticio­nin". Po më i hidhuri?

Kur humbëm 2-0 në kohën e Milanit të parë, të Sakit, me vështirësi kalonim mesfushën. Ishte vërtet e ndërlikuar. Më pas, ndër vite gjetëm kundërpërg­jigjen për lojën e tyre. Fakti që Milani ju ka shpërfillu­r dy herë kur ishit ende i ri, ka shkaktuar një rivalitet që bëri ta ndienit akoma më shumë sfidën me kuqezinjtë?

Jo, jo. Ato episode nuk kanë të bëjnë, mbi të gjitha sepse në atë moshë isha vetëm 11 vjeç. Derbin e përjetoja sepse kishte një rivalitet të fortë mes klubeve, ku luanin edhe shumë italianë. Kuqezinjtë, megjithatë nuk më skartuan për probleme të natyrës fizike, por shëndetëso­re: kur zbulohet se një lojtar ka reumatizëm në gjak, klubi është i lirë të zgjedhë, ta mbajë ose jo. Interi i Spaletit, a ka pika të dobëta?

Jo në veçanti. Një aspekt limitativ është loja jo e rrjedhshme, veçanërish­t ndaj skuadrave me mbrojtje të ngjeshur. Për të tjerat është një skuadër solide, edhe në nivel psikologji­k. Ka ende për të përmirësua­r, por nuk dalloj pika të dobëta.

Pra, nëse Milani do mbyllej, Interi do haste vështirësi?

Jo, sepse Montela luan hapur. Është trajner me ide dhe imponon lojën e tij. Si ai, ashtu edhe Spaleti, janë të zotët dhe të përgatitur, pra, nuk mendoj se do bazohen në një taktikë apo strategji të caktuar. Besoj se do shohim një ndeshje spektakola­re, ballë për ballë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania