Panorama Sport (Albania)

Morati kurorëzon Spaletin: Njeriu i derbit

-

Cila është vlera efektive e këtij Interi? Pyetja i ka lindur edhe Masimo Moratit. Pas 7 javësh, pavarësish­t 19 pikëve të grumbullua­ra dhe vendin e dytë përkrah Juventusit, ende nuk është e qartë se deri ku mund të arrijë skuadra. E çfarë mund të ketë më mirë se një derbi kundër Milanit për të nxjerrë përgjigjet? "Çfarë pres nga sfida e së dielës? Fillimisht dua të kuptoj nivelin e dy skuadrave", rrëfen ish-presidenti zikaltër. "Besoj se do jetë dëshira e çdo tifozi, përtej spektaklit të ndeshjes". Nëse skuadra ka ende "dilema", Morati ka një siguri, Luçiano Spaletin: "Ka arritur t'i japë soliditet skuadrës. Është njeri derbi. Kuqezinjtë duhet të kenë frikë nga ai dhe Perisiç, që mund të ndryshojë ndeshjen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania