Panorama Sport (Albania)

"Milani ka shumë për të humbur"

-

Roberto Mançini, ish-trajner i Interit (sot te Zeniti i Shën Pjetërsbur­gut), për mikrofonat e "Corriere della Sera" ka dhënë vizionin e tij për derbin e ditës së diel, veçanërish­t lidhur me klubin zikaltër: "Mos më kërkoni parashikim­e, por shpresoj që Interi të zhvillojë një ndeshje të bukur. Zikaltrit e kanë nisur mirë sepse janë një skuadër e fortë dhe ka ndryshuar më pak se Milani. Kuqezinjtë tani po vuajnë disi, duhet kohë që mekanizmat të funksionoj­në në mënyrën e duhur. Milani ka një rrugë më të gjatë se Interi, por ka cilësi. Shpresoj të arrijnë të dyja një vend në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, nëse zikaltrit fitojnë, hendeku do zgjerohej dukshëm. Kuqezinjtë kanë më shumë për të humbur".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania