Panorama Sport (Albania)

Adriano kërkon t'i rikthehet futbollit

-

Në moshën 35-vjeçare nuk është më i ri, por ndoshta as shumë i vjetër, në teori, për t'i thënë "mjaft" futbollit. Adriano Leite Ribeiro, ose thjesht Adriano, në të vërtetë ishte tërhequr verën e vitit 2015, por ka ndërruar mendje pak më vonë dhe tashmë është larg nga kohët kur e thërrisnin "Perandori". E megjithatë, pas eksperienc­ës së fundit kalimtare te Majemi, dëshiron të rikthehet: "Po përgatit një projekt të ri", tha për Tv Globo. "Do stërvitem, pa asnjë klub, përgjatë gjithë janarit. E di që nuk e kam plotësuar vërtet karrierën time, kanë ndodhur disa ngjarje që më kanë larguar nga futbolli. Kam mbetur përgjysmë, le të themi kështu". Kushedi se ku do e çojë projekti i fundit në fjalë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania