Panorama Sport (Albania)

Ceferin thërret Figon si këshilltar

-

Nis një aventurë e re profesiona­le për Luis Figon. Ish-kampion me Barcelonën, Realin e Madridit dhe Interin do vërë bagazhin e eksperienc­ës së tij në shërbim të Uefa-s: është emëruar këshilltar dhe do punojë në kontakt të vazhdueshë­m me presidenti­n Aleksander Ceferin dhe Divizionin e Futbollit. Portugezi do punojë me aspektet e ndryshme teknike, përfshi risitë e rregullore­s dhe do jetë një figurë bazë për sa i përket programit të ambasadorë­ve Uefa: "Kam pasur fatin të bëj shumë eksperienc­a, do jetë një privilegj të punoj për Uefa-n", tha Figo, entuziast për karrierën e tij të re si drejtues sportiv. Mes kolegëve të tij do jetë edhe ish-shoku i skuadrës tek Interi, Dejan Stankoviç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania