Panorama Sport (Albania)

Zhang i 15-ti për pasuri, respektohe­t "FPF"

-

Perandori në zgjerim të vazhdueshë­m në Kinë, janë ato të njerëzve më të pasur. Me kalime e parakalime në krye të klasifikim­it të stiluara çdo vit. Për 2017-ën, në fakt, vendin e parë nuk e zotëron Xhek Ma, themelues i "Alibaba"-s dhe partner i "Suning", i lënë pas nga Xu Jiazhin, president i "Evergrande", me një pasuri prej 43 miliardë dollarësh. Po Zhang Zhindong? Pronari i "Suning" dhe Interit ka humbur 5 pozicione (aktualisht i 15-ti), por pasuria e tij është shtuar me 19% (12 miliardë dollarë). Duke qëndruar te financat, më 27 tetor do mblidhet asambleja e ortakëve të Interit, për të aprovuar bilancet për vitin 2017. Drejtuesit zikaltër kanë arritur të respektojn­ë parametrat e "fairplay financiar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania