Panorama Sport (Albania)

Muzakio dhe Romanjoli ngrenë murin e derbit

Muzakio: Ikardi nuk duhet lënë as të marrë frymë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dy ndeshjet e fundit në kampionat, aq më tepër të humbura ndaj Sampdorias dhe Romës, kanë ngritur disi tensionin në kampin e Milanit. Dy mbrojtësit kuqezi, Mateo Muzakio dhe Alesio Romanjoli, duke folur në një intervistë dyshe, në rrjetin "Facebook" u janë përgjigjur tifozëve kuqezi. ROMANJOLI

Mbrojtësi i rritur në Romë nuk i druhet vetëm Ikardit. Në bilancin e tij, ai i jep rëndësi të gjithë formacioni­t zikaltër, duke shpjeguar edhe gjendjen e tij fizike: "Interi nuk është vetëm Ikardi, por fakti që janë një ekip fitues momentalis­ht. Zhoao Mario apo Perisiç janë gjithashtu shumë të rrezikshëm. Ne jemi ende në punime e sipër, megjithatë me shokët e repartit kemi nisur të kuptohemi më mirë në fushë. Muzakio është shumë i fortë, ndërsa Bonuçi po më ndihmon shumë mbi modulin. Shpesh më kërkon që të avancoj duke më siguruar mbulim, nga një si Leo mundesh vetëm të mësosh". Për sa u përket mundësive për derbin, Romanjoli tha: "Kemi treguar ndaj Juventusit se dimë të fitojmë, ndaj me Interin mbetet për t'u parë. Më vjen mirë që e kam lënë pas dëmtimin dhe po kaloj një moment të mirë forme". MUZAKIO

Derbi i parë edhe për argjentina­sin, i cili pak ditë

më parë mori edhe elozhet e Valter Samuelit. Në përgjigjet e tij, mbrojtësi i ardhur nga Vijareali, theksoi: "Interi ka lojtarë cilësorë, por ne duhet të mendojmë për ta zhvilluar ndeshjen tonë sa më mirë. Janë ata që duhet të shqetësohe­n për ne". Për sa i përket

recetës për fitore, Muzakio mbylli fjalën e tij duke deklaruar: "Duhet të zbresim si 11 luanë në fushë. Ikardi nuk duhet lënë të marrë frymë. Personalis­ht jam i emocionuar, por kam shumë dëshirë për të fituar të dielën, ndaj mezi po pres".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania