Panorama Sport (Albania)

Bilja s'humb kohë, që dje në stërvitje

-

Në stërvitjen e djeshme, Montela ka pasur të plotë të gjithë skuadrën, ku përveç Kesit, spikat Luka Bilja, i cili ka fluturuar drejt Milanos më shpejt se të gjithë lojtarët e tjerë të Argjentinë­s, të impenjuar në Europë. Argjentina­si, pas ndeshjes ndaj Ekuadorit, është nisur drejt Milanos, për të fituar sa më shumë kohë në kuadër të sfidës ndaj Interit. Mesfushori i veshur kuqezi, këtë verë ka qenë një ndër më të mirët me kombëtaren e tij, e cila të mërkurën siguroi edhe biletën për të marrë pjesë në Botërorin rus. Tifozët e Milanit shpresojnë që Bilja të shfaqë të njëjtat paraqitje si ato me kombëtaren "Albicelest­e", në mënyrë që Milani të sigurojë pikë të plota në derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania