Panorama Sport (Albania)

Krerët drekë ekipit, Kaliniç humb derbin

-

Ajo ndaj Interit është një ndeshje tejet e rëndësishm­e për Milanin. Drejtuesit kuqezi, dje kanë drekuar me Montelën dhe skuadrën, për të bashkuar edhe më shumë grupin në kuadër të sfidës delikate. Asnjë mungesë në radhët e djemve të Montelës, i cili mund të nisë i qetë të përgatisë deri në detaj derbin, sidomos pas kthimit në "Milanello" të lojtarëve të impenjuar në ndeshjet kualifikue­se për "Rusi 2018". Administra­tori Marko Fasone dhe drejtori sportiv Masimilian­o Mirabeli i përcollën ekipit edhe mesazhin e presidenti­t Jonghong Li, i cili do të mungojë në tribunën e "San Siro"-s, të dielën. Ndërkohë, në stërvitjen e pasdites kanë marrë pjesë edhe lojtarët që vinin nga kombëtaret. I vetmi që ka ndërprerë para kohe seancën ka qenë Nikola Kaliniç. Kroati ka pasur ende shqetësime në kofshën e dëmtuar dhe largimi i djeshëm është sinjal i qartë për mungesën e tij në derbi. Për të, kishte ende një fije shpresë, por tashmë sulmi me shumë mundësi do t'i besohet Andre Silvës, sidomos pas momentit të mirë të kaluar edhe me kombëtaren portugeze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania