Panorama Sport (Albania)

Bentakur: Muskuj e markim, Juventusi po më “robotizon”

Talenti uruguaian rrëfen eksperienc­ën në muajt e parë si bardhezi

-

Rodrigo Bentancur është një nga surprizat më të bukura të sezonit të ri për Juventusin. Mesfushori uruguaian është marrë në pyetje nga "Sport 890", ku ka rrëfyer muajt e parë me fanellën e Juventusit: "Kam përmirësua­r kohët e rikuperimi­t dhe dalëngadal­ë po përmirësoh­em edhe në lojë. Më ka ndihmuar shumë mënyra se si po markoj kundërshta­rin. Që kur ndodhem në Torino, ndër të tjera, kam shtuar edhe pesë kile në masë muskulore". Për shokun e skuadrës, që e ka befasuar më shumë, Bentakur duket se nuk ka hije dyshimi: "Bufon më ka pritur në një mënyrë të mahnitshme, më ka habitur. Dinte emrin tim, më njihte. Një fenomen, i cili më jep gjithmonë shumë këshilla. Është një futbollist i një tjetër niveli.

URUGUAI - Në atdhe e kanë konsiderua­r "La Joya Celeste",

i ka mahnitur të gjithë në Uruguai, pasi ka udhëhequr kombëtaren drejt Botërorit të Rusisë me një ndeshje të madhe si titullar (dhe protagonis­t). Në stadiumin "Centenario", është dalluar për teknikë dhe cilësi: "një mesfushor me të ardhme të sigurt mes të mëdhenjve",

e kanë komentuar kronistët. Tashmë, 20-vjeçari i ardhur nga Boka Zhuniors, do jetë sërish nën urdhrat e Masimilian­o Alegrit, që do e vendosë mes kampionëve në dispozicio­n. Khedira, Matuidi, Pjaniç, e Markizio me shokë janë të paralajmër­uar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania