Panorama Sport (Albania)

Sgarbi me parti të re: Qeveria ime, me Bufonin ministër

-

Vitorio Sgarbi, kritiku i njohur i artit në Itali, ka vendosur t'i përvishet politikës, madje duke krijuar edhe partinë e tij, të cilën ka vendosur ta quajë "Rilindje". Në qeverinë e këtij personazhi të njohur italian, ka vend edhe për Xhixhi Bufon, madje për një post ministri. Në një intervistë për revistën "Vanity Fair", Sgarbi ka bërë publike dëshirën e tij për të pasur në qeverinë e tij, kapitenin e Juventusit dhe kombëtares italiane: "Dua Xhixhi Bufon në qeverinë time, ai do të ishte Ministër i Sporteve. Është i ekuilibrua­r, përfaqëson Kombëtaren dhe është në fund të karrierës. I intereson arti dhe politika...". Po Bufon ç'mendim ka? Për Bufonin, po afrohet momenti i largimit nga fusha e lojë dhe sigurisht nuk do t'i mungojnë oferta, por sidoqoftë, kjo e Sgarbit është një mundësi jo e vogël.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania