Panorama Sport (Albania)

Kielini, 12 vite nga debutimi si bardhezi

-

Xhorxho Kielini feston nesër një përvjetor të rëndësishë­m, në fakt ai ndaj Lacios do të kujtojë debutimin e tij në Serinë A me fanellën e Juventusit, të ndodhur 12 vjet më parë ndaj Mesinës. Në turin e radhës, mbrojtësi toskan, përveç viteve si bardhezi, do të kujtojë më shumë se një dekadë suksesesh dhe titujsh, por edhe momente të vështira si finalet e Ligës së Kampioneve, Botërorët apo edhe Serinë B. Nga të gjithë ishshokët e Kielinit, në ditën e debutimit si bardhezi, i vetmi që vazhdon ende të luajë është suedezi Zlatan Ibrahimovi­ç. Ndoshta ky është një ogur i mirë për 33-vjeçarin, pasi ndoshta me sulmuesin e Mançesteri­t mund të takohen në "Champions".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania