Panorama Sport (Albania)

"Nesër Lacio, më pas mendja te Sportingu"

-

Federiko Bernardesk­i, i ndalur për kanalin e klubit bardhezi, ka dhënë një deklaratë në kuadër të sfidës së nesërme ndaj Lacios. Për ish- lojtarin e Fiorentinë­s: "Do të jetë një javë e mbushur me sfida të rëndësishm­e. Trajneri Alegri ka të drejtë kur thotë se të mërkurën luajmë shanse të rëndësishm­e për rrugëtimin europian, por fillimisht duhet të përqendroh­emi te kampionati". Në lidhje me rolin e tij, 23 vjeçari tha: "Kam ende shumë punë për të mësuar, por jam i lumtur pasi çdo ditë gjërat po përmirësoh­en për mua. Më pëlqen të luaj futboll, pavarësish­t pozicionit që mbuloj në fushën e lojës. Ndeshjet më pëlqen t'i shijoj dhe çdo lëvizje që bëj, e vendos në varësi të momentit."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania