Panorama Sport (Albania)

Martinez: Hames u tërbua nga largimi i Ançelotit

-

Largimi i trajnerit italian, Karlo Ançeloti, nga skuadra e Bajernit, nuk ka qenë një lajm i mirëpritur nga të gjithë lojtarët, sidomos prej kolumbiani­t, Hames Rodrigez, i cili nënshkroi verën e kaluar si i preferuari i italianit. Sipas mbrojtësit spanjoll, Havi Martinez, kolumbiani është zhgënjyer jashtëzako­nisht me largimin e Ançelotit. Gjatë ditë së djeshme, Martinez ka zbuluar si është ndierë Rodrigez me largimin e trajnerit italianm duke thënë se: "Hames Rodrigez është zhgënjyer totalisht me vendimin për të larguar trajnerin italian, Karlo Ançeloti, pasi ai ishte një njeri i jashtëzako­nshëm e një trajner i madh." Mbrojtësi spanjoll, Martinez, gjithashtu ka sqaruar se ky tërbim i Rodrigez nuk do të zgjasë për një kohë të gjatë duke shtuar: "Në fund të fundit, jemi të gjithë lojtarë profesioni­stë dhe Hames e di shumë mirë këtë gjë. Ne si skuadër do të japim maksimumin për ta ndihmuar atë pasi kemi shumë besim te një talent si Rodrigez dhe jemi të bindur se ai do të arrijë të shënojë sukseset e radhës krahas skuadrës sonë. Është koha të bëjmë përpara dhe e shoh Rodrigezin në një gjendje më të mirë pas rikthimit nga sfidat eliminator­e me kombëtaren kolumbiane. Kam besim edhe te Jup Hejnkes se do të arrijë të na ndihmojë shumë, edhe në situata si këto."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania