Panorama Sport (Albania)

Arturo Vidal mohon largimin nga Kili

-

Pas zërave se deklaratat e Arturo Vidal mbi eliminimin e Kilit nga Kupa e Botës u lidhën me një largim të tijin nga kombëtarja, vetë mesfushori kilian ka deklaruar sot, gjatë një mesazhi për fansat, se rrugëtimi i tij me kombëtaren do të vazhdojë. Dy ditë më parë, Vidal postoi një mesazh në faqen e tij zyrtare të "Twitter", ku shkruante se: "Falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur në gjithë këto vite.", mesazh, i cili ka nënkuptuar një largim të tijin nga kombëtarja kiliane. Mirëpo, gjatë ditë së djeshme, Arturo Vidal ka dashur të qartësojë lidhur me këto zëra duke shkruar: "Jemi të mërzitur që nuk kemi arritur objektivin tonë në eliminator­et e Kupës së Botës, edhe pas gjithë përpjekjev­e të bëra. Udhëtuam mijëra kilometra duke lënë vetëm familjet tona për të dhënë maksimumin tonë, ku pas dhjetë vitesh kemi dështuar të arrijmë kualifikim­in tonë për në Kupën e Botës. Mund të jetë e vështirë për t'u kapërcyer, por nuk është fundi. Së bashku do të ringrihemi edhe më të fuqishëm se më parë. Ne nuk shuhemi kurrë, jemi luftëtarët e Kilit. Do të shihemi në sfidat e radhës."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania