Panorama Sport (Albania)

“Nuk kam pasur kontakte me Bajernin”

-

Gjatë betejës për gjetjen e zëvendësue­sit të trajnerit italian, Karlo Ançeloti, një prej emrave favoritë në këtë garë ka qenë edhe ai i teknikut të Hofenhaimi­t, Julian Nagelsman, i cili më parë ka shprehur hapur dëshirën e tij për të drejtuar një skuadër të madhe si Bajerni, në një të ardhme jo të largët. Mirëpo, edhe pse u përfol se ai mund të jetë zëvendësue­si i Jup Hejnkes në pankinën bavareze, në fundin e sezonit aktual, Naglesman ka deklaruar gjatë ditë së djeshme se mes tij dhe klubit të kampionëve gjermanë nuk ka patur asnjë kontakt lidhur me një marrëveshj­e për të drejtuar skuadrën bavareze. Në një intervistë, Nagelsman ka thënë se: "Nuk ka patur kurrë një kontakt mes meje dhe klubit të Bajernit. Tani jam totalisht i fokusuar në rrugëtimin e skuadrës së Hofenhaimi­t dhe jam i lumtur për këtë. Nuk kam asgjë tjetër në mendje, përveçse të arrijmë rezultate sa më të mira gjatë këtij sezoni. Nuk kam patur kurrë një ofertë nga Bajerni për të drejtuar skuadrën, ndaj nuk shoh asnjë rrezik për një ndarje të mundshme me skuadrën e Hofenhaimi­t."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania