Panorama Sport (Albania)

Venger: Sançez dhe Ozil mund të largohen që në janar

-

Në konferencë­n për shtyp, në vigjilje të ndeshjes kundër Uotfordit, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, komentoi edhe situatën e Aleksis Sançezit dhe Mesut Ozilit, dy lojtarëve që u skadon kontrata në fund të sezonit, dhe është përfolur shumë se mund të largohen që në merkaton e janarit. "Në këtë moment, në situatën tonë duhet të mendojmë çdo zgjidhje. Nuk mund ta përjashtoj që të dy mund të largohen që në janar. Nuk ka asnjë afat, por me të dy nuk jemi në situatën për të bërë asnjë lloj lajmërimi. Unë shpresoj që situata të përmbyset, por për momentin, ajo është kjo që është", tha tekniku francez, pavarësish­t se jo më larg se të mërkurën, menaxheri i Ozilit lëshoi sinjale rinovimi. Venger i bëri thirrje kilianit që ta harrojë sa më parë zhgënjimin me kombëtaren e Kilit, e cila mbeti jashtë Botërorit të Rusisë pas humbjes në kualifikue­sen e fundit kundër Brazilit 3-0: "Jam i shqetësuar për gjendjen e tij psikologji­ke. Do të më duhet të flas me të. E ndoqa të gjithë ndeshjen ndërmjet Brazilit dhe Kilit dhe e pashë sa e vështirë ishte. Ishte një ndeshje fizike dhe ndoshta Aleksis do të ketë nevojë edhe për një trajtim special psikologji­k. Do të flas me të të premten ( sot), për të parë nëse është mjaftueshë­m i përqendrua­r për të zbritur në fushë. Ai është një fitues dhe kërkon gjithnjë që të fitojë. Botërori është një turne shumë i rëndësishë­m. Por, kështu e ka futbolli. Kur nuk ia del që të kualifikoh­esh atje, duhet të përqendroh­esh te situata në klub".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania