Panorama Sport (Albania)

Aguero: Jetën ma shpëtoi vendosja e rripit të sigurimit

-

Serxho Agueros do t'i pëlqente shumë të luante me shokun e tij të ngushtë Lionel Mesi te Mançester Siti, por e di që operacioni është shumë i vështirë: "Paratë nuk janë një problem për të. Por mendoj se Leo, ashtu si Kristiano Ronaldo, janë lojtarë simbol për klubet e tyre dhe për ta është e vështirë që të largohen prej andej". Në intervistë­n për mikrofonat e "TyC Sports", sulmuesi argjentina­s foli për herë të parë edhe për aksidentin e tij automobili­stik në Amsterdam, më 28 shtator, i cili i shkaktoi thyerjen e një brinje: "Është vetëm falë rripit të sigurimit që unë sot po flas për këtë". Argjentina­si është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë në dispozicio­n të skuadrës kundër Stokut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania