Panorama Sport (Albania)

Liverpuli në krizë, por Klop shkëlqen me "top 6"

-

Jyrgen Klop zakonisht del duke buzëqeshur kur Liverpuli lë fushën pas ndeshjeve me ekipet e mëdha. "Reds"at do ta presin Mançester Junajtid ditën e nesërme, nën presionin e vetëm një fitoreje në 7 ndeshjet e fundit, në të gjitha kompeticio­net. Por, ndërsa djemtë e Zhoze Murinjos janë në formë të shkëlqyer, Klop ka një arsye të fortë për të qenë optimist: bilancin e tij ndaj ekipeve të kreut që kur ai ka ardhur në "Anfield" dy vite më parë. Në 20 ndeshjet e tij në Premier Ligë kundër Mançester Junajtid, Mançester Sitit, Çelsit, Arsenalit dhe Totenhemit, Liverpuli ka humbur vetëm dy herë nën drejtimin e trajnerit gjerman. Ata kanë grumbullua­r 36 pikë në total, 8 më shumë se Çelsi, që mban vendin e dytë dhe kanë shënuar 8 gola më tepër (35) se skuadra e dytë, që e ka gjetur më shumë rrugën e rrjetës në këtë miniklasif­ikim, Arsenali (27).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania