Panorama Sport (Albania)

Ideja e re e Junajtid, shkëmbim Marsial-Rakitiç

-

Në Angli dhe Spanjë janë të sigurt: Mançester Junajtid është i hapur për shkëmbimin e Antoni Marsialit me Ivan Rakitiçin. Trajneri Zhoze Murinjo ka dështuar që t'i garantojë sulmuesit francez një vend titullari në skuadrën e tij. Dhe sipas tabloideve, 21-vjeçari, i cili po kalon një formë shumë të mirë këtë fillimsezo­ni, nuk është i lumtur me minutat që ka në dispozicio­n. Sipas asaj që shkruan "Daily Star", ish-talenti 21-vjeçar i Monakos mund të transferoh­et në "Camp Nou" në formën e një shkëmbimi me mesfushori­n kroat të katalanasv­e dhe, sipas tyre, një marrëveshj­e e tillë do të kishte edhe bekimin e drejtuesev­e të Mançester Junajtid.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania