Panorama Sport (Albania)

Zidan mban fjalën, te Reali askush nuk është zëvendësue­s

22 futbollist­ë nga 24 janë aktivizuar me madrilenët

-

"Të gjithë do të kenë mundësinë e tyre. Për të fituar tituj të rëndësishë­m janë të gjithë të vlefshëm". Kjo është fraza që tha Zinedin Zidan në momentin që mori drejtimin e skuadrës. Strategjia e ndjekur prej tij duket se i dha frytet në dy vitet e para, por edhe në të tretin trajneri i Realit nuk ka zhgënjyer. Nisur nga dëmtimet e shumta, por edhe nga pezullimet me të cilat i është dashur të përballet, ai ka aktivizuar 22 nga 24 lojtarët që ka në dispozicio­n në ekipin e parë. Vetëm Vajeho nuk ka luajtur (i dëmtuar) dhe Luka Zidan, portieri i tretë. Kjo do të thotë se trajneri francez u jep të gjithë lojtarëve mundësinë për të treguar vlerat e tyre, por sigurisht që një bosht e ka. Serxho Ramos, Kejlor Navas dhe Dani Karvahal janë 3 futbollist­ët me më shumë minuta të luajtura deri tani (990). Mbrojtësi i djathtë ishte i vetmi që kishte luajtur në të gjitha ndeshjet, por dëmtimi e la jashtë në sfidën e fundit. Kasemiro renditet pas tyre me 910 minuta, Kros me 838 dhe Isko me 789 minuta. Ky i fundit ishte surpriza e këtij fillimsezo­ni, ndërkohë që një vit më parë e pati të vështirë të gjente hapësira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania