Panorama Sport (Albania)

Nuk ka alarm, Karvahal kalon problemet në zemër

-

Virusi që shkaktoi problemet në zemër duket se është zhdukur dhe Dani Karvahal është shumë pranë rikthimit në fushën e lojës. Gazeta "AS" shkruan se mjekët e Realit janë shumë të kënaqur me mënyrën se si ka reaguar organizmi i lojtarit në marrjen e medikament­it përkatës dhe tani nuk ka rrezik të madh. Ai nuk po stërvitet me skuadrën që prej 30 shtatorit për faktin se ndjeu shqetësime në zemër, por tani është pranë rikthimit. Një lajm, që do të bëjë shumë të gëzuar trajnerin Zidan dhe stafin e tij. Karvahal është një nga lojtarët me më shumë minuta të luajtura në këtë sezon dhe konsideroh­et i paprekshëm për francezin. Rasti i tij është i ngjashëm me atë të Karankës, që kur ishte 24 vjeç u sëmur dhe qëndroi jashtë fushave të lojës për 4 muaj. Por ky nuk është rasti i Karvahalit, i cili do të rikthehet shumë shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania