Panorama Sport (Albania)

“Penalltia me Gjermaninë? Nuk më zinte gjumi”

-

Ajo penallti e humbur kundër Gjermanisë në çerekfinal­et e Euro 2016, e përndjek akoma edhe sot e kësaj dite Simone Zazën. "Ishte momenti më i hidhur i karrierës time, mbi të gjitha për atë që ndodhi më pas. Faji im, sepse nuk dita të reagoj menjëherë pas asaj që më ndodhi. U mposhta nga negativite­ti, por tani ka kaluar. Nuk kërkova unë ta godisja atë penallti. E vërteta është se gjatë këtyre viteve nuk kam qenë një ekzekutues i shkëlqyer i penalltive. Por në stërvitjet me kombëtaren, nuk kisha gabuar kurrë. Nuk kam fjetur më shumë se një natë", tregon sulmuesi italian, i cili thotë se dëshiron të shkojë në Botërorin e Rusisë, por duhet të punojë më shumë me Valencian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania