Panorama Sport (Albania)

Festoi duke bërë reklamë, Kejhill në telashe me FIFA-n

-

Falë golit të tij në shtesën e "playoff"-it kualifikue­s kundër Sirisë në shtesë, Tim Kejhill, u bë një hero në Australi, duke e dërguar kombëtaren e "Socceroos" një hap larg Rusisë. Por kapiteni 37-vjeçar rrezikon të përfundojë në telashe për shkak të festimit. Sulmuesi shkoi drejt flamurit të këndit dhe pasi festoi duke imituar aeroplanin, ai formoi gërmën "T" me duar. Deri këtu nuk pati asnjë problem. Por pas ndeshjes, kompania turistike "Tripadeal", sponsor i Kejhillit, vendosi që ta falënderoj­ë publikisht atë. Për këtë arsye, FIFA ka nisur një hetim ndaj australian­it, që mund të ketë pasoja financiare, pasi festa e tij quhet publicitet. Vite më parë, danezi Niklas Bendtner u gjobit pasi të mbathurat e tij mbanin emrin e kompanisë së basteve "Paddy Power".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania