Panorama Sport (Albania)

Bën fushatë për Kaladzen, Ukraina gjobit Shevçenkon

Bashkia e Tbilisit shkeli kodin elektoral gjeorgjian

-

Kur Kakhaber Kaladze organizoi ndeshjen e bamirësisë në Tbilisi, yjet e Milanit ishin të parët që mbështetën gjeorgjian­in. Ndër ish- yjet kuqezi në fushë atë mbrëmje ishte edhe Andrij Shevçenko, i cili pas ndeshjes, përveç se për sfidën, foli edhe në lidhje me kandidatur­ën e Kaladzes për detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tbilisit. Në fjalën e tij, ukrainasi, pasi analizoi situatën e Milanit, foli edhe për objektivin politik të ish-shokut të tij në aventurën milaneze duke deklaruar: "Sa herë takoj Kaladzen jam i lumtur, sidomos kur vizitoj Tbilisin. Përfitoj nga rasti t'i uroj fat mikut tim, jam i bindur që do të jetë në lartësinë e duhur për postin e kryetarit të bashkisë". Këto fjalë nuk u pritën mirë nga rivalët e Kaladzes e sidomos nga Shoqata e Avokatëve të rinj gjeorgjian­ë, të cilit i janë drejtuar Komisioni Elektoral qendror duke paraqitur një ankesë sipas të cilës: Andrij Shevçenko në rolin e trajnerit të kombëtares ukrainase, gjatë një ndeshjeje bamirësie shkeli kodin elektoral gjeorgjian, sipas të cilit çdo shtetas i huaj e ka ligjërisht të ndaluar të marrë pjesë në një fushatë ose të lëshojë mesazhe në mbështetje të një kandidati për post politik në Republikën e Gjeorgjisë. Për ish-yllin e Milanit pritet një gjobë deri në 680 euro. Në lidhje me këtë temë, gjatë një interviste, Sheva ka qartësuar se nuk ka qenë në dijeni të kësaj ndalese ligjore dhe se fjalët e tij kanë qenë një urim për një mik dhe aspak një nxitje për votë ndaj shtetasve të kryeqyteti­t Tbilisi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania