Panorama Sport (Albania)

"Topi i Artë" i Milanit, president në Liberi

-

Një karrierë e artë në futbollin e luajtur në Europë dhe i pari futbollist afrikan që merr trofeun e "Topit të Artë". Zhorzh Ueah është tashmë një nga politikanë­t më të njohur në Liberi. Ishfutboll­isti i Milanit raportohet të ketë fituar garën për kreun e shtetit në vendlindje­n e tij. I pari futbollist afrikan që mori trofeun më të madh individual në vitin 1995 është tashmë pjesë e politikës. Me një karrierë të gjatë në futbollin e luajtur si futbollist në Francë, Angli dhe Itali, prej vitesh Ueah i është përkushtua­r politikës. Ish-futbollist­i i Milanit, Çelsit dhe PSG-së ka qenë pjesë e kongresit në Liberi. Mediat vendëse e kanë raportuar atë fitues për garën presidenci­ale me diferencë votash. Në karrierën e tij si futbollist, Ueah ka qenë për një kohë të gjatë edhe pjesë e Kombëtares me të cilën numëron 60 ndeshje të zhvilluara dhe 22 gola të realizuar. Në karrierën e tij, Ueah ka veshur edhe fanellën e Mançester Sitit në vitin 2000, ndërkohë që ka luajtur edhe me Monakon apo Marsejën në Francë. Ueah pritet që të zëvendësoj­ë Elen Xhonson Sirleaf në postin e presidenti­t të vendit. Një nga sloganet e tij të përdorura në fushatë ka qenë: "Ne jemi një dhe të gjithë bashkë do të shkruajmë një faqe të re të historisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania