Panorama Sport (Albania)

E largoi nga Torino, Ajeti sfidon Mihajloviç­in

-

U afrua në Serinë A te skuadra e Frozinones dhe, më pas, ishte Torino, e cila mori shqiptarin në skuadër. Mirëpo, trajneri Mihajloviç hoqi dorë shumë shpejt nga shqiptari, porsa ky i fundit pësoi një dëmtim. Pasi qëndroi te Torino për disa muaj pa luajtur, Ajeti tashmë është bërë pjesë e skuadrës së Krotones. Në fundjavë, qendërmbro­jtësi i Kombëtares do të ketë shansin që ta sfidojë edhe një herë skuadrën granata dhe ish-trajnerin e tij. Krotone do të përballet me Torinon, me synimin për të bërë mirë, në mënyrë që të lërë pas fundin e tabelës së klasifikim­it. Mirëpo, si "ish" në këtë ndeshje do të jetë edhe trajneri i Krotones, Davide Nikola, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Torinos. Ndryshe nga rasti i Ajetit, i cili u largua nga skuadra torineze si i padëshirua­r duke qenë se nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Mihajloviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania