Panorama Sport (Albania)

Partizani Partizani tri tri pikë pikë me me gjak, gjak, Teuta Teuta shpëton Iulianon

Lena humb penallti, dy kartonë të kuq dhe dy gola të anuluar

- JETON REXHMATI

Sukaj:Sukaj: Ndeshja më me fatfat që kemikemi fituarfitu­ar

Teuta i bën të gjitha ndaj Partizanit: shënon e para, shpërdoron një penallti, i anulohen dy gola, dy lojtarë i ndëshkohen me kartonë të kuq. Rezultantj­a e të gjitha këtyre, bëjnë që Partizani të largohet me një dhuratë nga "Niko Dovana". Të kuqtë e trajnerit Iuliano nuk kanë bindur aspak, ndonëse fituan dhe skuqën Durrësin. Për momentin, rëndësi ka gjetja e golave dhe shijimi i fitores së parë në kampionat. Teuta ishte dominuese, kryesisht në pjesën e parë, por goli i shënuar nga Trashi në fund të kësaj pjese e shtoi besimin te "demat", të cilat arritën ta përmbysin disavantaz­hin me penalltinë e realizuar nga Sukaj. Partizani ka thyer makthin e golave dhe fitores, por ka rikuperuar vetëm një vend, duke lënë Lushnjën në fund të tabelës. Gjithsesi, "demat" janë larguar nga Durrësi me premtimin se, pas kësaj ndeshjeje, do të shikohet Partizani i vërtetë.

PJESA E PARË- Takimi nisi i qetë, ku të dy ekipet hyjnë në fushë me një synim të vetëm, fitoren. Durrsakët janë më të qartë në lojën e tyre. Partizani duket në panik, gjë të cilën e pasqyron mbrojtja ku Atanda bëhet protagonis­t i kësaj pjese duke bërë gabime amatoreske. Gabimi i parë i mbrojtësit nigerian erdhi në minutën e nëntë, por Latif nuk përfiton si duhet. Të kuqtë janë të pasigurt në lojë, pasi jo vetëm që e dorëzojnë shpejt topin, por të gjitha pasimet janë të gabuara duke i dhënë mundësi Teutës që të afrohet te porta. Në minutën e 18-të, Dosti shënon një gol të bukur nga një goditje dënimi. 1-0 për vendasit. Pas golit, Partizani trulloset fare, pasi loja e tyre nuk ka logjikë, ndërsa Teuta bën çfarë të dojë, por ka mangësi në finalizim, si dhe nuk ka edhe fatin me vete. Në minutën e 23të, Çyrbja pengohet në zonë nga La Kamera dhe gjyqtari Sadiku akordon penallti për Teutën. Lena merr përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë, por kapiteni durrsak gabon, pasi e nxjerr topin jashtë. Pas këtij rasti, Teuta vijon sërish dominimin, kjo edhe nga amatorizmi i të kuqve në fushë, pasi nuk arrijnë të bëjnë dy kombinime të sakta dhe janë të pasigurt në mbrojtje. Durrsakët shënojnë edhe dy gola të tjerë gjatë kësaj pjese, Shkalla në minutën e 38-të dhe Latif në të 42-ën, por golat anulohen për pozicion jashtë loje. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej me vitoren e vendaseve, në minutë e fundit vjen

goli i barazimit për "demat". Vila në të majtë vertikaliz­on një top të gjatë dhe Trashi i shpëton mbulimit të Hakajt dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Rezultati barazohet në 1-1.

PJESA E DYTË- Partizani e nisi pjesën e dytë me një ndryshim, ku Atanda i lë vendin

Malotës. Të kuqtë e nisën pjesën e dytë më me besim dhe ishin më kërkues se vendasit. Në krahasim nga pjesa e parë, u pa një lëshim nga ana e durrsakëve, të cilët kishin humbur agresivite­tin dhe befasinë. Ndërsa Partizani u bë më i logjikshëm në lojë dhe

ndërrimet që përdori trajneri, ku përveç Malotës, në minutën e 69- të, hyri edhe Bardhi, i dhanë më shumë freski dhe normalitet lojës. Gabimi i kthimit të topit prapa, nga Beqaj te Moçka, u bë burim i golit të dytë të Partizanit. Goditja dykalimësh­e e

gjuajtur nga Sukaj ndalet me portieri, më pas Adorjan me kokë e dërgon topin drejt portës, por Shehaj bën "gardianin" dhe ndal topin me dorë. Gjyqtari jep penallti për Partizanin dhe karton të kuq për Shehajn, që qëndroi vetëm 2 minuta në fushë. Sukaj nuk

kopjon Lenën dhe shënon golin e dytë për Partizanin. Në fund të ndeshjes, Dediç humb qetësinë, pasi godet me bërryl Kalarin dhe ndëshkohet me karton të kuq pas sinjalizim­it të gjyqtarit pas porte. Gjithçka mbyllet me fitoren 12 të Partizanit.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? TEUTA-PARTIZANI 1-2 Të kuqtë duke festuar golin e Sukajt
FOTO: Partizani. al TEUTA-PARTIZANI 1-2 Të kuqtë duke festuar golin e Sukajt
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania