Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu i falet Shehit, Kukësi fitore nën akuzë

Drejtori i Lushnjës: Arbitrat punojnë për skuadrën e Gjicit

- TOMOR SHEHU

‘ Dramë" në Gjirokastë­r. Luftëtari dhe Kamza prodhojnë një prej ndeshjeve më të bukura të javës. Emocione, gola, kartonë të kuq, sherr mes shokësh dhe një gabim amatoresk i portierit Festim Miraka që i kushton humbjen skuadrës gjirokastr­ite. Bluzinjtë munden 2-1 në fushën e tyre ku Stevan Raçiç shënon dopietë dhe i jep Kamzës fitoren e parë në këtë sezon. PJESA E PARË

Loja nis me vendësit në sulm. Nunez në minutat e para provon me dy goditje në zonë, por shënjestra e tij është për t'u harruar me topin që përfundon shumë mbi traversë. Në të parën dalje në sulm, është Kamza që shënon. Mumajesi shpërthen në të djathtë dhe shërben në zonë, aty ku Miraka nuk e devijon topin siç duhet dhe nuk merret vesh me Rrapën, është Raçiç që përfiton dhe shumë pranë portës e shtyn qetësisht topin në rrjetë, 0-1. Luftëtari shton edhe më shumë presionin pas këtij momenti, por mungon finalizimi i saktë. Në minutën e 31-të është Bregu që lëviz mirë në hyrje të zonës dhe pengohet nga Neziri që ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment, Fushtar kapet me shokun e tij Arrabal, të cilin e shtyn me duar. Arbitri Sino sheh gjithçka dhe ndëshkon Fushtar me karton të kuq. Kamza me një lojtar më pak mbyllet në mbrojtje, ndërsa Bregu humbet rastin më të pastër të pjesës së parë kur në të 45-ën, i vetëm përballë portierit Halili, bën më të vështirën dhe goditja e tij me parabol përfundon jashtë.

PJESA E DYTË

Ky fraksion nis me ndryshime për të dyja ekipet ku për Luftëtarin hyn në fushë Abazaj, ndërsa për miqtë është Ymeraj që forcon edhe më shumë mesfushën. Pas disa rastesh, Luftëtari arrin të barazojë në të 62-ën. Aleksi jep një top të gjatë perfekt për Abazaj në të djathtë, i cili fiton duelin e shpejtësis­ë me një prej mbrojtësve miq dhe, duke parë edhe daljen e pastudiuar të Halilit, godet me parabolë, por topi përplaset në traversë dhe aty ndërhyn Bregu me kokë që e shtyn në rrjetë, 1- 1. Kur pritej që vendësit të vazhdonin të sulmonin, tërhiqen disi në lojën e tyre, ndërsa Kamza, edhe pse me një lojtar më pak, krijon disa raste. Abazaj, Bregu dhe Rroca janë

më të rrezikshmi­t për miqtë, por Luftëtarit i mungon finalizimi i saktë përpara portës. Bluzinjtë mundohen të organizohe­n, por lënë hapësira mbrapa dhe rrezikojnë shumë. Minutat e fundit janë shumë dramatike. Fillimisht, në të 85-ën është

Rezi që ka një rast të artë për të kaluar Kamzën në avantazh. Sulmuesi shmang mirë Rrapon dhe hyn në zonë i vetëm përballë Mirakës, por është Rrapa që ndërhyn saktë dhe shpëton portën e tij nga një gol thuajse i sigurt. Minutat e fundit flasin për miqtë që

fitojnë edhe një goditje këndi. Pas harkimit në zonë, Miraka kap topin dhe nxiton për të nisur të tijtë. Por, në mënyrë amatoreskt­e dhe të pakuptimtë godet me grusht Raçiç, ndërsa arbitri Sino sheh gjithçka dhe akordon 11metërsh dhe nxjerr portierin

me karton të kuq. Në portë hyn Ramadani, pasi vendësit i kanë bërë të tria zëvendësim­et. Raçiç godet nga pika e bardhë dhe shënon, ndërsa mesfushori bluzi vetëm kupton krahun, por e ka të pamundur të presë topin. Festë "e çmendur" për Kamzën, ndërsa

Luftëtari pëson humbjen e parë në fushën e vet në këtë kampionat. Por, megjithëse u luajt një ndeshje shumë emocionues­e, u ndoq nga rreth 1000 tifozë, një numër shumë i pakët në ndeshjet që bluzinjtë kanë luajtur në fushën e tyre këto dy sezone.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania