Panorama Sport (Albania)

Bushiç tremb shkodranët, por Vllaznia merr një pikë

Ekipi i Cungut një muaj pa fitore, Flamurtari ka ankesa

- ADMIR URUÇI

Kanë kaluar 1 muaj nga ndeshja e parë e kampionati­t dhe e fundit kur Vllaznia ka arritur të fitojë. Shumë pak, për një ekip, që të paktën pretendon të mos përsërisë katastrofë­n e një viti më parë. Triumfi me Lushnjën bëri me krahë Cungun dhe të tijtë, por tani kanë zbritur mirë me këmbë në tokë, madje janë zhytur në krizë. Problemet financiare, mungesa e një sulmuesi për të shtyrë topin në rrjetë, por pse jo edhe forca në mbrojtje e Flamurtari­t, bënë që dje të largoheshi­n më të kënaqur vlonjatët me 1 pikë nga Shkodra. Mund të jetë barazim me shije të hidhur për kuqeblutë që kërkuan më me ngulm golin, por nuk ia dolën të merrnin 3 pikë. Ndoshta mund të ishte edhe humbje, në rast se gjyqtari Sokoli nuk do të akordonte 11-metërsh një faull që ishte jashtë zone. Fillimisht Bushiç kaloi në avantazh Flamurtari­n, ndërsa Gocaj barazoi shifrat nga pika e bardhë. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, sepse e dyta ishte thjesht për statistikë. PARADOKSI

Futbolli prandaj është i bukur sepse nuk është shkencë ekzakte. Për ta kuptuar, mjafton të shohësh 45 minutat e para të ndeshjes Vllaznia-Flamurtari. Shkodranët bëjnë lojën, ndërsa vlonjatët golin. Por, një paradoks i tillë ndodh për faktin se në ekipin e Armando Cungut mungon një bomber i vërtetë për të dërguar topin në rrjetë dhe për t'i shpërblyer me gola shokët e skuadrës që krijojnë volum loje në mesfushën kundërshta­re. Nga ana tjetër, Shpëtim Duro ka një "vrasës" si Tomislav Bushiç, që shpik një gol nga hiçi. Në daljen e vetme përpara portës së Sherrit, Flamurtari kalon në avantazh dhe meritën më të madhe e ka kroati. Merr një top të gjatë në mesfushë, e ul bukur për shokun e skuadrës dhe i jep mundësi skuadrës për kundërsulm. Xhufo pason zgjuarsish dhe ai thyen portierin Sherri. Flamurtari kalon në avantazh, pavarësish­t se nuk luan mirë. PENALLTIA Megjithatë, shkodranët nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të luajnë në të njëjtën mënyrë siç e nisën ndeshjen. Presion lart, pasime të zgjuara në mesfushë dhe shpërndarj­e

loje nga krahët. Shpeshherë shkonin deri në zonën e Nurkoviçit, por mungonte pasimi final. Nuk ishin të saktë edhe për shkak të agresivite­tit të Flamurtari­t. Çinari kishte rastin e artë për ta barazuar rezultatin, por numri një i vlonjatëve bën ndërhyrje

shpëtimtar­e në minutën e 40të. Vllaznia nuk mund të shënonte në mënyrë tjetër, përveçse me penallti. Në minutën e fundit të pjesës së parë ka një ndërhyrje të Xhufos ndaj Markut, e cila është jashtë zone. Gjyqtari gabon, por Gocaj nuk e shpërdoron

këtë rast dhe barazon rezultatin.

PAQE

Skuadrat duket se kishin indikacion­e të qarta për pjesën e dytë. Më mirë një pikë, se sa zero dhe kjo u reflektua në rrezikun që ndërmorën për ta fituar ndeshjen.

Vllaznia ishte disi më këmbëngulë­se dhe shpresonte që të rikthehej te fitorja, por e pati të vështirë të krijonte raste të shumta edhe për faktin se lojtarët filluan të ndienin lodhjen. Nga ana tjetër, Flamurtari dukej i kënaqur me një pikë dhe më shumë po mendonte

për ta mbrojtur rezultatin, se sa për të tentuar golin e dytë. Rastet ishin sporadike dhe asnjë i menduar mirë, prandaj kjo solli barazimin që i shkon më përshtat Flamurtari­t se sa Vllaznisë, që në 5 javët e para ka grumbullua­r vetëm 5 pikë.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja Vllaznia-Flamurtari, 1-1
Çast nga ndeshja Vllaznia-Flamurtari, 1-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania