Panorama Sport (Albania)

Makarona dhe filma japonezë, ja si Strakosha sfidon Bufonin

I mundi në Superkupë, shpreson një tjetër fitore me Juven

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në shtëpinë e idhul lit të tij. Nesër, Tho mas Strakosha nuk mund të mos emocionohe­t, teksa do të ketë përballë Xhanluixhi Bufonin, atë që është pika e tij e referimit, së bashku me gjermanin Nojer, në interpreti­min e rolit të portierit. Nuk do të jetë ballafaqim­i i tyre i parë, por 22-vjeçari, numri 1 i Lacios, nuk është përballur kurrë në kampionat me Juventusin. Në sezonin e kaluar, atë të debutimit të Serinë A, ishte zëvendës i Marketit në të dyja sfidat. Nga Bufoni mori kompliment­et, që e lanë me gojëhapur më 24 mars, në përfundim të Itali-Shqipëri, kur portieri i Simone Inzagit debutoi si titullar me kombëtaren e tij. Por, më 13 gusht, ishte Thomasi që la pa fjalë Bufonin, kur Lacio e tij fitoi Superkupën e Italisë, përballë Juves, në sprintin final, pasi Strakosha i kishte treguar vlerat e tij sidomos në fillim të takimit, duke ndalur një gjuajtje dhe një gol të sigurt përballë Kuadrados. RIKUPERIMI

Duke mbetur te kombëtarja, javën e kaluar Strakosha e la shumë shpejt grumbullim­in e Shqipërisë, si rrjedhojë e një lodhjeje muskulore. Vetëm pak orë pushim dhe të martën kishte zbritur në "Formelo", nën urdhrat e përgatitës­it Grixhoni, për t'u projektuar drejt transfertë­s së Torinos. Një portier i hekurt, i vetmi lacial që nuk ka munguar në asnjë minutë të 10 ndeshjeve sezone të zhvilluara nga ekipi i tij mes kampionati­t dhe Ligës së Europës. Dhe në "Allianz Stadium" do të jetë hera e parë për të, në fushën e një prej ekipeve të mëdha, pasi në sezonin e kaluar debutoi kundër Milanit. Më 20 shtator 2016 e gjeti veten në "San Siro", edhe pse ishte vetëm portieri i tretë i Lacios. Marketi përfundoi i dëmtuar përpara ndeshjes dhe Inzagi e preferoi edhe kundrejt të dytit Vargiç. Dhe ishte pikërisht kjo kthesa e madhe e jetës së tij, sepse nga muaji shkurt, dëmtimi i fundit i Marketit, porta e Lacios kaloi në pronësi të tij. Një tjetër intuitë gjeniale e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili në Kombëtaren shqiptare luante së bashku me Foton, babanë e Thomasit, edhe ai portier. PËRQAFIMI I PARË

Mes shtyllave, Strakosha nuk u emocionua në debutimin e bërë në "San Siro", edhe pse jo për faj të tij, i duhej të shfrynte për golat e pësuar nga Baka dhe Niang. U skuq më shumë një javë më pas, kur

me disa shokë të skuadrës u ftua nga Motër Paola, për të bërë rolin e kamerierit në një darkë bamirësie, për personat e prekur nga tërmeti i 24 gushtit. Atë natë mori edhe përqafimin e parë të vërtetë të tifozëve lacialë. Kishte lumturinë në sy, ndërsa së bashku me Kataldin dhe Parolon shërbenin pjatat me ushqim, mes fotografiv­e dhe autografev­e. Dhe duke mbetur te kuzhina, Strakosha është një tip shumë i vullnetshë­m. Që kur në moshën 13-vjeçare vendosi të bëjë portierin, ai nuk shpërqendr­ohet në tavolinë. Ndoshta, me përjashtim­in e vetëm të një pjatë karbonara,

nga pak gjërat që mund ta bëjnë të kapitulloj­ë...

CILËSI

Trajneri Inzagi nuk pati dyshime që i besoi portën e Lacios. Fundja, e njeh që nga kohët e skuadrës së të rinjve. Simone vlerëson mbi të gjitha vendosmëri­në e tij për të qenë i përqendrua­r në çdo moment kur i kërkohet ndihma. Dhe trajneri i tij, si një ish-bomber, e di më mirë se kushdo tjetër se kjo cilësi e Thomasit mund të bëjë diferencën për një portier. Pastaj, edhe "shkolla" e Adalberto Grixhonit (përgatitës­i i portierëve) po e nxjerr edhe më shumë në pah talentin e tij, por

pa harruar këtu për asnjë moment edhe këshillat e babait Foto, gjithmonë shumë të vlefshme, aq më shumë tani që Strakosha "i madh" është transferua­r në Romë, së bashku me pjesën tjetër të familjes. Gjithsesi, Thomas ka një metodë të tijën për t'u përqendrua­r, ose për t'u izoluar nga tensioni i pragndeshj­eve. Prezenca në rrjetet sociale nuk mungon kurrë, por pasioni i tij personal dhe mënyra më e mirë për të qenë i fokusuar është hobi i tij për kartonët e animuar japonezë. Një pasion ky që ka nxitur edhe disa batuta mes shokëve të skuadrës, por ata të gjithë i ndjekin

me shumë kujdes direktivat e tij prej veterani, me të cilat Strakosha "qeveris" mbrojtjen. Në Torino do të kërkojë të mbajë sërish portën e Lacios të papritur (ndaj Juves kjo ka ndodhur vetëm një herë në 15 vite në Serinë A), sepse Thomasi, mes kampionati­t dhe Ligës së Europës nuk pëson gol me aksion që prej 20 shtatorit (e ndëshkonte Mertens). Strakosha është përgatitur që të bëjë një figurë të bukur në shtëpinë e Bufonit. Ai dhe shokët e tij do të kërkojnë të bëjnë "bis" ndaj Juventusit, pas Superkupës, për Lacion e tij që ëndërron dhe synon kualifikim­in në Champions sivjet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania