Panorama Sport (Albania)

Pendohet Myler: Ançeloti nuk kishte faj

“Problemi qëndron te paraqitja, nuk dhamë maksimumin”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Trajneri Italian, Karlo Ançeloti, pagoi çmim in e një starti jo të mirë në sezonin e ri të Bundesligë­s me skuadrën bavareze, duke u larguar nga pankina për t'ia lënë vendin legjendës së kësaj skuadre, Jup Hejnkes. Mirëpo, një prej lojtarëve, me të cilin ka patur probleme në muajt e fundit që ka kaluar në Mynih, ka folur gjatë ceremonisë së shpërndarj­es së automjetev­e të reja nga sponsori, "Audi" duke e shfajësuar ish-trajnerin bavarez për largimin e tij nga Bajerni. Tomas Myler, zëvendëstr­ajneri i skuadrës bavareze, edhe pse ka qenë i pakënaqur nga mënyra se si Anceloti stërviste skuadrën, nuk e ka bërë fajtor italianin për startin e dobët në Bundesligë. Edhe pse ish-trajneri u pushua nga drejtimi i skuadrës bavareze, një ditë pas humbjes 3-0 ndaj francezëve të PSG-së, u përfol gjatë se ky largim ka ardhur si pasojë e pesë lojtarëve që Ançeloti i kish vënë kundër tij. Tanimë, Bajerni është pesë pikë prapa kryesuesve të tabelës, Dortmundit, por Tomas Myler nuk beson se ka qenë gabimi i Karlo Ançelotit, duke thënë: "Pjesa më e madhe e kësaj situate

problemati­ke kanë qenë vetë lojtarët e skuadrës, të cilët hyjnë në fushë dhe nuk japin atë çka kërkojnë tifozët tanë. Duhet të bëhemi realistë mbi këtë çështje dhe jo të mendojmë se fajtori ishte Ançeloti." Me largimin e Ançelotit, në drejtimin e skuadrës është rikthyer

pas katër vitesh, legjenda gjermane, Jup Hejnkes, me të cilin kampionët gjermanë kanë shënuar tripletën në vitin 2013. Megjithatë, sipas zëvendëska­pitenit bavarez, Myler, rikthimi i Hejnkes s'do të thotë një përmirësim i menjëhersh­ëm, ku shtoi se: "Duhet

të jemi të kujdesshëm me objektivat që i caktojmë vetes, në mënyrë që në fund mos zhgënjehem­i me rezultatet. Edhe me rikthimin e Jup Hejnkes, s'do të thotë se do të luajmë futboll totalisht ndryshe. Do ketë edhe sfida ku do të na kritikojnë sërish."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania