Panorama Sport (Albania)

Ultrasit e kuq refuzojnë ekipin pas fitores

Tension pas ndeshjes, disa tifozë shoqërohen në polici

-

Tifozët e Partizanit kanë qenë edhe dje në stadiumin "Niko Dovana" për të mbështetur Partizanin, i cili në katër javët e para nuk kishte marrë asnjë fitore, si dhe nuk kishte shënuar asnjë gol. Gjithsesi, dje "Ultras Guerrils" i dhanë një mesazh ekipit, kryesisht lojtarëve, duke nisur nga rezultatet, por edhe zërat për mungesë harmonie të brendshme. "Fanella, më e rëndë se 'loja' juaj". Kjo ishte banderola që tifozët e kuq shpalosën në stadium. Por ata nuk u mjaftuan me kaq, pasi mesazhi i dytë për ekipin, erdhi në përfundim të takimit. Lojtarët shkuan të përshëndes­in tifozët e kuq të pranishëm në stadium, por ata i refuzuan. Arsyeja? Tifozët nuk gëlltisin me një fitore paraqitjen negative të katër ndeshjeve të para. Tifozët kanë vendosur që të mos i konsideroj­në lojtarët, derisa të binden që ata janë kthyer vërtet dhe e kanë kuptuar peshën e fanellës që mbajnë veshur.

PËRPLASJA - Tifozët e Partizanit dhe të Teutës e kanë bërë thuajse traditë që të përplasen pas ndeshjeve në "Niko Dovana". Në përfundim të ndeshjes, disa tifozë durrsakë kanë hedhur fishekzjar­rë dhe gurë në drejtim të autobusit të ultrasve të kuq. Ata kanë dalë për të reaguar, por ka ndërhyrë fuqishëm policia, me shkopinj gome, dhe ka shoqëruar për sqarim në komisariat disa tifozë të dy kampeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania