Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

10' Soue përfiton nga një hutim i mbrojtjes kurbinase dhe del i vetëm përballë Selmanit, ku gjuan fort, por ka devijim të portierit dhe vetëm rrjetë të jashtme.

25' Lilaj godet nga këndi dhe topi gjen Osmanin që ka të gjithë hapësirën e duhur për të shënuar, por goditja e tij shkon mbi traversë.

27' Krosim i gjatë në zonën e Laçit dhe Ademir, në tentativë për të larguar topin, e çon në rrjetë duke bërë autogol. 1-0

31' Xhejms futet në zonën kundërshta­re, gjuan fort, por Selmani e pret. 35' Rexhinaldo rrotullohe­t bukur duke shmangur një prej kundërshta­rëve dhe gjuan fort një top që kalon ngjitur me shtyllën pingule.

58' Kundërsulm i shpejtë i skuadrës së Laçit dhe Uzuni jep një pasim për Lushkjën që, përballë Shehit, ka kohën e mjaftueshm­e të gjuajë saktë dhe ta ndalë topin në rrjetë. 1-1

69' Soue bën gjithçka mirë në krah dhe fut një top në gjysmë lartësi në zonën kundërshta­re, ku Muzaka kontrollon me vështirësi dhe gjuan. Sfera përplaset në shtyllë dhe nuk e kalon vijën fatale, dhe largohet nga Qaqi duke shkuar në këmbët e Xhejms, i cili godet fort, por Selmani grushton.

74' Krosim nga këndi për skuadrën e Skënderbeu­t dhe Jashanica kërcen më shumë se të gjithë në zonën mike dhe gjuan saktë me kokë, duke shënuar. 2-1

83' Lushkja mbulohet rreptë nga Jashanica brenda zonës së Skënderbeu­t dhe rrëzohet nga ky i fundit. Kryesori i takimit akordon 11-metërsh dhe Nika një minutë më vonë, në dy tentativa, nuk arrin të shënojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania