Panorama Sport (Albania)

Tifozët nuk dorëzohen, klubi do kthesën

-

Asnjë fitore në kampionat bën që Naftëtari të mos i kënaqet as barazimit. Kuçovarët presin reagim dhe duket se, përtej rezultatev­e negative, tifozët i ka në krahë. Seanca e djeshme është ndjekur me interes prej sportdashë­sve. Ndërkohë, edhe drejtuesit besojnë te kthesa e skuadrës dhe një gjë të tillë e thotë edhe vetë përgjegjës­i i ekipit, Artur Lame: "Nuk e kemi nisur mirë kampionati­n. Humbja me Tiranën mbetet e pranueshme, por dy javët e para meritonim më shumë. Kemi vuajtur dhe gabimet e gjyqtarëve. Megjithatë, le t'i harrojmë këto tre humbje dhe të përqendroh­emi tek Apolonia. Duhet me çdo kusht fitorja. E respektojm­ë kundërshta­rin, por na duhen pikët". Arben Çepani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania